FIFA shpall vendimin për Xhakën dhe Shaqirin
Perez lë derën hapur për Zidane: E di që do kthehesh
Pëlqej
Zidane i ka befasuar të gjithë me deklaratën e pak çasteve më parë për largimin nga klubi i Real Madridit.

Kjo dorëheqje e teknikut francez erdhi në kulmin e karrierës së tij ku fitoj titullin e tretë më të rëndësishëm në Europë me Real Madrid por mesa duket kjo nuk e ka ndaluar për të marrë vendimin e largimit.

Presidenti i klubit Fiorentino Perez pas fjalimit të Zidane, ka komentuar dorëheqjen e tij duke thënë se nuk e priste dhe se kjo gjë është shumë trishtuese për të dhe për klubin e Real Madrid-it por dyert do ti linte të hapura gjithmonë për Zidane.


“Për mua ishte një vendim i papritur dhe është një ditë e trishtuar për mua dhe për të gjithë ne që punojnë në këtë klub” tha në fillim Perez.

“Dua t’ju falënderoj për përkushtimin tuaj, pasionin tuaj, dashurinë tuaj gjatë këtyre viteve dhe sjellja juaj gjithmonë ka qenë shembullore që bazohen me vlerat e Madridit. Më shumë se një lamtumire unë do të doja të them se kjo derë mbetet e hapur për ty dhe e di se shumë shpejt do të kthehesh”, shtoi më pas ai.
Shtuar më 31/05/2018, ora 14:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori