Presidenti i Real Madridit, Florentino
Perez është duke
konsideruar shkarkimin e trajnerit Zinedine Zidane.
Tekniku francez humbi dje ndaj Shakhtar Donetsk, ndërsa nëse "Los Blancos" do
kualifikohen, do të kuptohet në xhiron e fundit.
Sidoqoftë,
Perez është duke
konsideruar shkarkimin e
Zidanes dhe vendimi kryesor do bëhet së shpejti.
Mirëpo, sipas Marca, lojtarët janë kundër shkarkimit të
Zidanes dhe besojnë se do i rikthehen rezultateve pozitive dhe të
kualifikohen tutje.
Reali në xhiron e fundit do takohet me Borussia Monchengladbach dhe vetëm fitorja mund t’i kualifikojë në raundin e radhës.
Shtuar më 02/12/2020,
ora 09:21