Lajme të këqija nga Spanjë për Juventusin përsa i përket
Alvaro Moratas. Presidenti i Real Madrid Florentino
Perez, në një intervistë dhënë për "Cadena Ser", ka mbyllur derën e transferimit të spanjollit te kampionët e Italisë.
"Jam mik i drejtuesve të Juventusit, por nuk kemi folur. Mundësia që
Alvaro të veshë fanellën
bardhezi është e barabartë me 0", është shprehur numri një i "Los
Blancos".
Bardhezinjtë po punojnë prej disa javësh tashmë që të afrojnë spanjollin në skuadër me këtë të fundit që e ka pranuar vetë dëshirën për tu transferuar në Torino, por deklarata e
Perez stopon gjithçka. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2014,
ora 10:45