Perez nervozohet me Zidanen: Nuk duhej ta kishim shitur Moratën
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka qenë shumë nervoz me Zinedine Zidanen në mbrëmjen e së mërkurës.

Humbja nga Real Betisi e ka lënë Madridin shtatë pikë larg vendit të parë që është tashmë i Barcelonës me pikë të plota. Është starti më i dobët në 20 vitet e fundit për klubin mbretëror. Diario Gol shkruan se Perez pas ndeshjes ka qenë i fokusuar në gabimet e Zidanes.

Presidenti është nervoz me kërkesën e trajnerit që në verë të shes lojtarë si Mariano Diaz, Alvaro Morata dhe James Rodriguez, kur klubi tani po vuan. Zidane insiston se nuk i duhen skuadrës përforcime dhe dëmtimet e lëndimet janë duke i kushtuar Realit.

Perez fajtor e lë Zidanen për fillimin e dobët të sezonit, ndërsa këtë ua ka thënë edhe miqve të tij që ishin të pranishëm në stadium. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2017, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori