Perez: Nuk do të luajmë në Amerikë
Pëlqej
Në një konferencë për shtyp, ku i zyrtarizoi planet për rinovimin e Santiago Bernabeut, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka thënë se klubi i tij nuk do të marrë pjesë në ndeshjet që planifikohet të zhvillohen në Shtetet e BashkuaraAmerikës dhe në Kanada.

“Ne nuk do të shkojmë në Shtetet e BashkuaraAmerikës. Nuk më intereson se çfarë interesa mund të ketë, ato nuk janë të klubit apo të tifozëve. Ne e refuzojmë këtë gjë plotësisht”, ka thënë Perezi.

La Liga tanimë e ka bërë të ditur planin për ta luajtur ndeshjen e parë në SHBA, mes Barcelonës dhe Gironës, e cili pritet të zhvillohet në stadiumin "Hard Rock" të Miamit më 27 janar të vitit të ardhshëm.

Kjo do të jetë ndeshja e parë e La Ligës e cila do të zhvillohet jashtë Spanjës. Por, Perezi ka bërë të ditur se ata nuk do t’i ndjekin hapat e Barcelonës, duke insistuar se “Los Blancos” do ta refuzojnë çdo ofertë të tillë.
Shtuar më 23/09/2018, ora 20:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori