Perez nuk heq dorë nga bomber i Serisë A
Pëlqej
Mauro Icardi është emri i parë në listën e Florentino Perezit për të përforcuar sulmin e Realit të Madridit, por së fundmi ka dale emri i sulmuesit të Genoas.

Ai është Krzysztof Piatek, i cili ka surprizuar të gjithë në Serinë A teksa ka shënuar 13 gola në vetëm 19 ndeshje me Genoan, dukë u shëndërruar në një bomber të Serisë A.

Genoa po kryejnë fazën përgatitore në Spanjë dhe sipas mediave italiane, përfaqësues të Realit kanë shkuar për të ndjekur nga afër polakun.

Presidenti i Genoas, Enrico për ta lënë të lirë 23 vjecaritn kërkon jo më pak se 50 milion euro.

Por një klub si Reali nuk e ka aspak problem të paguajë këtë shifër ndaj transferimi mund të kryhet fare lehtë.

Ndërkohë për polakun Interes ka shfaqur edhe Milani që e sheh si zëvëndësuesin Ideal të Higuanit i cili është pranë transfermit te Chelsea ku e pret Sarri.


Shtuar më 12/01/2019, ora 11:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori