Perez shpërthen ndaj Federatës Spanjolle: Donin të dëmtonin imazhin e Realit
Pëlqej
Julen Lopetegui që u prezantua sot si trajneri i ri i Real Madridit, pas largimit mes polemikave nga kombëtarja spanjolle, vetëm 1 ditë para startit të Botërorit.

Gjatë prezantimit të sotëm, presidenti i Realit, Florentino Perez, nuk nguroi të sulmonte Federatën Spanjolle të Futbollit, për vendimin e marrë, që sipas tij ishte një vendim absurd.

"Ne dëshironim që prezantimi i trajnerit të vinte pas Kupës së Botërs dhe pas një titulli të ri për ekipin tonë kombëtar, por një sërë rrethanash na sollën sot këtu", tha fillimisht kreu i klubit madrilen.

"Nuk ekziston asnjë arsye që të justifikojë pushimin nga puna të tij, ai duhej të ishte sot në stolin e Spanjës. Reali dhe Julen kanë arritur marrëveshjen duke ushtruar lirinë e të dy palëve. Ne respektuam klauzolën e kontratës që përfundonte pas Kupës së Botës.

"Arsyeja për të komunikuar ishte transparenca dhe shmangia e thashethemeve. Nuk ka precedent kur marrëveshja për të lëvizur në një post të ri pas një Kupë Bote është konsideruar si një akt i pandershëm. Ajo që dukej si një gjë normale u bë një akt absurd i krenarisë së keqkuptuar. Shkarkimi i menjëhershëm ishte një vendim i padrejtë. Ka njerëz që vetëm duken të dëmtojnë imazhin e Realit edhe kur jemi duke përjetuar një nga periudhat më të mira", deklaroi Perez. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2018, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori