Perez sulmon Di Marian: Donte më shumë se Ronaldo
Pëlqej
Shitja e Angel Di Marias për te Manchester United vazhdon të shkaktojë debat në shtëpinë e Real Madrid. Por Florentino Perez nuk ka asnjë pendesë për largimin e argjentinasit, madje ka edhe arsye shumë të forta për këtë gjë.

"Angelit i bëmë ofertën më të mirë të mundshme. Nëse do të pranonte do të fitonte më shumë se kushdo tjetër te Reali, përveç Cristiano Ronaldos, por nuk ndodhi kështu. Ne i respektojmë gjithmonë kontratat tona, nëse dikush ikën ndodh sepse do ta bëjë. Jam këtu që prej 2010-ës dhe kam parë shumë talente të ikin. Ndodh gjithmonë e njëjta gjë: qajnë kur largohen dhe kritikojnë kur afrohen. Kështu ndodh me Zidane dhe së fundmi edhe me Bale", është shprehur presidenti i Real Madrid, Florentino Perez. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 15:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori