Perez takim me Lopeteguin, merret vendimi për të ardhmen e trajnerit
Pëlqej
Real Madrid ka hedhur një tjetër hap fals ditën e sotme në ndeshjen përballë skuadrës së Levantes duke u mundur me rezultatin 1-2 në “Santiago Bernabeu” duke thelluar akoma edhe më shumë krizën e skuadrës.

Ndërsa së fundmi sipas asaj që bën me dije “Cadena SER” thuhet se ka pasur një takim kokë më kokë mes presidentit Florentino Perez dhe trajnerit Julien Lopetegui i cili ka zgjatur për 15 minuta.

Gjithnjë sipas “Cadena SER” në këtë takim është folur për të ardhmen e trajnerit, Lopetegui dhe është rënë dakord që ai të vazhdojë punën e tij si trajner i “Los Blancos”.

Ndërsa më parë në takimin me Perez dhe lojtarëve, veteranët kishin kërkuar nga presidenti që mos të kishte ndryshime në skuadër.
Shtuar më 20/10/2018, ora 21:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori