Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në Spanjë raportojnë se Florentino
Perez ka dërguar avionin e tij
privat në Verona për të takuar të
atin e një lojtari francez që aktivizohet në Itali. Avioni
privat me "ngarkesë" të veçantë ka zbarkuar në Madrid ku ka takuar presidentin madrilen për një transferim të mundshëm në Primera Division.
Në Spanjë dyshojnë se takimi ishte me të
atin e Paul
Pogba me
lojtarin që është rekomanduar fort nga Raphael Varane por që në fakt për talentin e Paul
Pogba nuk është nevoja të pyetet mbrojtësi sepse të gjithë e njohin sa i aftë është në fushë.
Por mesfushori i Juventusit nuk është i vetmi francez që luan në Seria A sepse është edhe M’Baye Niang por që ky variant nuk shihet si më i mundshmi pasi lojtari nuk është titullar te Milani ndërkohë që në sulm Real Madridi është i kompletuar ndërsa në mesfushë një si
Pogba nuk e ka.
Nëse vërtetohet ky takim, Juventusi duhet të shpejtojë të blindojë
lojtarin e tij sepse duke patur një agjent si Mino Raiola i cili njihet për transferime të bujshme, mund të ndodhë gjithçka këtë verë. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2013,
ora 09:17