Perez takohet me Cristiano Ronaldon, çfarë po ndodh?
Pas lamtumirës në verën e vitit 2018, sërish ballë për ballë me njëri-tjetrin, në një takim plot buzëqeshje.

Kjo mund të jetë sinteza e takimit të djeshëm midis Cristiano Ronaldos dhe presidentit të Real Madridit, Florentino Perez.

Dje, numri një i “Los Blancos” ishte në Torino për një samit me Andrea Agnellin, në të cilin ai foli mbi të gjitha për perspektivat e ardhshme për botën e futbollit europian.


Por, në të njëjtën kohë, ishte një mundësi për Perez që të shihte përsëri Cristiano Ronaldon e për të shkëmbyer disa fjalë të përzemërta mes tyre.

Hera e fundit që të dy u takuan ishte në muajin mars të vitit të kaluar, përsëri në “Santiago Bernabeu”, në “El Clasico”.

Midis të dyve kishte momente tensioni, duke pasur parasysh lamtumirën, në verën e vitit 2018, të CR7.

Të martën të dy u kthyen për të biseduar në një mënyrë të përzemërt, por në horizont nuk ka asnjë mundësi të kthehet në kryeqytetin spanjoll për Cristianon, që ka pranuar sfidën e Serisë A pikërisht për të pasur më shumë stimujt profesionalë.

Me pak fjalë, ata u takuan, biseduan dhe shijuan një bisedë midis miqve të vjetër dhe të mirë, asgjë më shumë.
Shtuar më 20/01/2021, ora 19:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori