Perez telefonon trajnerin Italian, Lopetegui në gropë të "varrit"
perez
Fitorja e mbrëmshme e skuadrës së Realit ndaj Viktoria Plzen duket se nuk ka mjaftuar për të mbushur mendjen e presidentit Perez që të mbajë në skuadër teknikun Lopetegui.

Sipas mediave Italiane, presidenti Perez ka telefonuar trajnerin Antonio Conte për të marrë frenat e skuadrës pasi e ka vendosur shkarkimin e trajnerit Lopetegui. Tashmë pritet përgjigja e trajnerit Italian që ende nuk e ka zgjidhur kontratën me skuadrën e Chelseat. /albeu.com/
Shtuar më 24/10/2018, ora 14:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori