Perez: Zidane është trajneri më i mirë në botë
perez
Ishte presidenti i Real Madrid, Florentino Perez ai që mori fjalën i pari në konferencën për mediat, të mbajtur për prezantimin e trajnerit të rikthyer në krye të Los Blancos, Zinedine Zidane, shkruan Albeu.com

"Nuk morëm rezultatet që prisnim. Gjithsesi dua të falenderoj Solarin, sepse dëshmoi besnikëri ndaj klubit deri në momentin e fundit. Ai dashuron Realin dhe impenjimi i tij ishte i padiskutueshëm", u shpreh numri 1 i klubit madrilen.

"Sot të mirëpresim Zidane, që merr përgjegjësinë në një moment të vështirë. Nëse ndodhet këtu me ne, e bën sepse dashuron këtë klub. Është trajneri më i mirë në botë dhe rikthehet te Real. Përfaqëson madhështinë e kësaj skuadre", deklaroi presidenti Perez. /albeu.com/

Shtuar më 11/03/2019, ora 21:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori