E FUNDIT/ Sërish lëkundje tërmeti në Durrës
Përfitimet marramndëse të Borussia Dortmundit nga shitja e yjeve ndër vite
Borussia e Dortmundit është një klub që prodhon talente duke i shitur më pas me shifra marramadëse. Është një klub që ndjek nje strategji të zgjuar ku financat e klubit janë gjithmonë të shëndosha, shkruan Albeu.com.

Së fundmi verdhezinjtë shitën Christian Pulisici te Chelsea për shifrën e 64 milion eurove. Por nuk është ky rasti vetëm që Dortmundi shet futbollistë të cilët i merr pothajse falas dhe më pas i shet me shifra marramndëse.

Dortmundi i ka fituar rreth 400 milionë euro, të cilat i ka shfrytëzuar për të blerë talente të rinj. Këto janë disa nga shitjet e viteve të fundit të Dortmundit:

Ousmane Dembele: U shit në Barcelona për 145 milionë euro

Pierre-Emerick Aubameyang: U shit në Arsenal për 63.7 milionë euro

Henrikh Mkhitaryan: U shit në Manchester United për 42 milionë euro

Mats Hummels: U shit në Bayern Munich për 35 milionë euro

Ilkay Gundogan: U shit në Manchester City për 27 milionë euro


Ndërkohë disa nga lojtarët e tjerë prej të cilëve ka përfituar Dortmundi për shitjes së tyre janë: Sokratis Papastathopoulos 20 milionë euro, Matthias Ginter 17 milion euro Shinji Kagawa 16 milion euro Sven Bender 15 milion euro dhe Nuri Sahin million euro. /albeu.com/

Shtuar më 03/01/2019, ora 12:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori