Përforcimet, ja skuadra që kërkon të ndërtojë Conte
Perforcimet e fundit te Juvesntusit duket se jane nje plan i qarte nga tekniku i Juves Antonio Conte ne perfshirjen e nje moduli mjaft inovativ ne futbollin bashkekohor.


Behet fjale per modulin 3-3-4 i cili sjell disa risi por nis nga disa baza te sigurta. Bazat e sigurta jane mbrojtja dhe mesfusha me 3 lojtare. Bonucci, Barzagli dhe Chiellini jane lojtaret titullare te cilet do te zevendesohen gjate sezonit nga lojtare i Caceres, Peluso, Ogbonna dhe mbase edhe Marrone.

Ne mesfushe titullaret do te jene Pirlo, Vidal dhe Marchisio te cilet mund te zevendesohen nga Pogba, Giaccherini, Padoin por edhe Asamoah. Inovacioni eshte sulmi qe ne qender pritet te kete Tevez dhe Llorente ndersa ne krahe Asamoah(Zuniga) dhe Lichtsteiner(Pepe). Ne rast blerjeje te Jovetic atehere Tevez mund te kaloje si anesor i majte ose i djathte, gje qe e ka bere me pare si tek City ashtu edhe tek West Ham ndersa Jovetic mund te zere vendin e tij ne qender. /albeu.com/
Shtuar më 01/07/2013, ora 12:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori