Përfundimi i sezoni e ka një limit, kjo është data e vendosur nga UEFA
Në Itali, Spanjë, Angli, Gjermani dhe shumë vende të tjera të Europës, ligat e futbollit po diskutojnë për datat se kur mund të rinisin kampionatet. Hipotezat janë disa me qeverinë e futbollit europian që u ka dhënë prioritet kampionateve kombëtare ndërsa më pas do të luhen Kupat e Europës, megjithatë edhe ato e kanë një limit.

Sipas mediave italiane, UEFA ka vendosur datën 3 gusht si limitin përfundimtar për të mbyllur kampionatet por edhe edicionin 2019-2020 të Champions League dhe Europa League , pasi nëse ky limit shtyhet edhe përtej kësaj date vihet në rrezik starti i sezonit të ri futbollistik 2020-2021.

Skuadrat pjesëmarrëse që do të marin pjesë në edicionin e ardhshëm të Kupave të Europës duhet të jenë përcaktuar përpara datës 3 gusht. Ndërkohë FIFA ka ndezur dritën jeshile për huazimet e futbollistëve që skadojnë në datën 30 qershor të shtyhen përtej kësaj date.
Shtuar më 04/04/2020, ora 16:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori