Përfundojnë pjesët e para të Champions League, lajm i keq për Interin
Kanë përfunduar pjesët e parë të ndeshjeve të fundit në ‘Play-off’ të Champions League.

Benfica është duke fituar kundër PAOK-ut me rezultatin 1-3.

Me këtë rezultat do të thotë që Liverpool do të qëndrojë në vazon e tretë dhe jo në të dytën.

Grekëve u duhet me patjetër fitorja për të kaluar më tej.

Në rast eliminimi të Benfica, Liverpool do të kalonte në vazon e dytë dhe Inter do të kishte më shumë shpresa për në grup më të thjeshtë.

PSV thuajse e ka siguruar edhe ajo kualifikimin pasi po fiton me rezultat 2-0 kundër BATE.

Holandezët kishin fituar edhe takimin e parë me rezultat 2-3.

Teksa Salzburg po fiton me rezultat 1-0 kundër serbëve të Crvena Zvezda.

Ndeshja e parë në Beograd ka përfunduar 0-0.





Shtuar më 29/08/2018, ora 21:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori