E përditshmja
gjermane "Bild" konfirmon se skuadra e
Borussia Dortmund ka mbyllur marrëveshjen për blerjen e anësorit të majtë Nico Schulz. Lojtari aktivizohet në Bundesliga me
skuadrën e
Hoffenheim.
26-vjeçari është aktivizuar së fundi edhe me kombëtaren
gjermane, duke shkëlqyer. Në 6 ndeshje ai ka realizuar dy gola me fanellën e
kombëtares. Ndërkohë që, me
Hoffenheim luan prej dy sezonesh, ku në 51 ndeshje ka realizuar 2 gola.
Skuadra e
Borussia ka rënë dakord të paguajë klauzolën prej 28 milionë eurosh për talentin e
kombëtares gjermane. Një përforcim që konasiderohet i rëndësishëm për
skuadrën e trajnerit Favre për sezonin e ardhshëm. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2019,
ora 18:08