Përfundon gjithçka, Partizani humbet në shtëpi ndaj Mariborit
Pëlqej
Në “Selman Stërmasi” Partizani luajti ndeshjen e turit të parë të Europa League ndaj sllovenëve të Maribor.

Skuadra sllovene fitoi minimalisht 1-0, me golin e shënuar në minutën e 50' nga Bajde.

Të kuqtë u munduan të barazojnë, por nuk arritën dot të gjejnë rrugën e rrjetës.

Takimi i kthimit do të zhvillohet pas një jave në Slloveni. /albeu.com/
Shtuar më 12/07/2018, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori