Përfundon karriera e Ibrahimovicit?
Pëlqej
Zlatan Ibrahimovic po kalon periudhën më të vështirë në karrierën e tij.

Sulmuesi suedez, ka këputur ligamentet në lëndimin që pësoi në ndeshjen që Unitedi mposhti Anderlechtin, për të kaluar në gjysmëfinale të Europa League.

‘GianlucaDiMarzio’ shkruan se 35 vjeçari do të mbetet jashtë fushave tetë deri në nëntë muaj.

Ky lëndim mund të shtyjë deri në pensionimin e pa menduar për Ibrën, që do të mungojë edhe në fillim të edicionit të ri, ndërsa ka vetëm një vit kontratë me Unitedin. /albeu.com/


Shtuar më 21/04/2017, ora 20:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori