Përfundon me sukses operacioni i pilotes 17-vjeçare
Ditën e djeshme në Formula 3 ka ndodhur një aksident i tmerrshëm ku mbeti e aksidentuar pilotja gjermane Sofia Floersch. 17-vjeçarja ka qenë me shpejtësi 273 km/h kur ka prekur kufizueset anësore të pistës dhe më pas ka “fluturuar” në ajër duke u përplasur me një platformë që ndodhej në anë të pistës.

Ndërsa nga lajmet e djeshme u raportua se pilotja e re kishte dëmtuar shtyllën kurrizore dhe do i nënshtrohej një operacioni. Sot është kryer dhe operacioni i Sofisë që ka zgjatur plot 11 orë, por në fund ka përfunduar me sukses.

Sofia është nën mbikëqyrje nga stafi mjekësor në terapinë intensive, ku do të qëndrojë për 24 orët e ardhshme. Lajmi i mirë është se shtylla kurrizore nuk ka pësuar asnjë dëmtim. Frakturë ka pësuar vertebra e shtatë cervikale. Operacioni zgjati shumë pasi çdo ndërhyrje u bë pa sforco, në mënyrë që të evitoheshin rreziqet. Pas atij aksidenti nuk shpresuam, por duket se një engjëll ka qenë aty me vajzën në atë moment”, tha Aleksandër Floersch, babai i vajzës.
Shtuar më 19/11/2018, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori