Përfundon ndeshja, të gjithë tifozët futen në fushë dhe takojnë Ronaldon (FOTO LAJM)

Juventus A është ndeshur sot me skuadrën e Juventus B. Është një ndeshje tradicionale kjo që zhvillohet midis dy skuadrave të bardhezinjve. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 4-0 në favor të skuadrës së parë të Juventusit.

Në këtë ndeshje ka qenë debutues Cristiano Ronaldo i cili ka shënuar dhe golin e parë të takimit. Goli i dytë ka qenë një autogol nga Kapelini ndërsa dy golat e tjerë u shënuan nga Paulo Dybala .

Të shumtë kanë qenë edhe tifozët që kanë ndjekur këtë ndeshje duke e duartrokitur Ronaldon në golin e parë me fanellën bardhezi. Ndërkohë në pjesën e dytë ka ardhur edhe një gol tjetër nga mesfushori Marchisio i cili e çoi në 5 numrin e golave të shënuar nga skuadra A.

Teksa po luhej minuta e 26' e pjesës së dytë, tifozët e pranishëm për të parë miqësoren, filluan të gjithë të futeshin në fushë, për të takuar idhujt e tyre. Edhe pse u njoftua se ishin marrë masa të forta sigurie, tifozët në Villar Perosa, arritën të çajnë e të prekin nga afër lojtarët e Juves.
Shtuar më 12/08/2018, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori