Përfundon në pranga pronari i New England, njihet si miku i Donald Trump
Pronari i kampionëve të NFL, Neë England Patriots, Robert Kraft është në telashe. Biznesmeni 77-vjeçar, një mik i Presidentit amerikan Donald Trump, është arrestuar nga policia në Florida për favorizim të prostitucionit.


Sipas policisë amerikane, Kraft kërkoi kryerjen e raporteve seksuale me një prostitutë, sigurisht në këmbim të pagesës, gjatë qëndrimit të tij në një qendër spa në qytetin Jupiter, në Florida.

Robert Kraft e bleu Neë England Patriots në vitin 1994. Nën drejtimin e tij, skuadra nga Bostoni ka arritur të luajë në 10 finale të Super Boël, mes të cilave edhe ajo e këtij viti me Los Angeles Rams, duke fituar 6 tituj.


Shtuar më 23/02/2019, ora 17:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori