Përfundon takimi Perez-Lopetegui, merret vendimi
Humbja ndaj Levantes me shifrat 2-1 duket se ka lënë një shije të hidhur në radhët e madrilenëve. Menjëherë pas disfatës së turpshme, presidenti i madrilenëve, Florentino Perez ka thirrur një takim emergjent me trajnerin Julen Lopetegui.

Mediat spanjolle raportojnë se pas këtij takimi është marrë vendimi për të vazhduar më tej bashkëpunimin mes palëve, por largimi nuk pritet të jetë shumë i largët. Ndeshja me Barcelonën do të jetë vendimtare për të ardhmen e trajnerit pasi në rast të një humbje shkarkimi do të ishte i pashmangshëm. /albeu.com/



Shtuar më 21/10/2018, ora 14:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori