E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Përgatitet shkëmbimi Handanoviç-Destro?
Në shtëpinë e Interit kanë nisur të punojnë intensivisht për një goditje sensacionale në përfundim të sezonit. Zikaltrit, sipas mediave italiane, po përgatisin terrenin për siguruar shërbimet e sulmuesit të Romës, Mattia Destro dhe si shkëmbin janë gati t'u ofrojnë atyre portierin Sami Handanoviç, i cili është i pakënaqur nga trajtimi që i është bërë muajt e fundit, raporton "Sport Mediaset".

Nëse marrëveshja do të konkretizohet, të dy futbollistët do të ndryshonin fanellë në merkaton e verës.

Në fakt interesi i Romës për sllovenin nuk është i ri. Portieri i Interit, disa herë është përfolur për një transferim në kryeqytetin italian, që lidhej edhe me lamtumirën e Netos nga Fiorentina, që do të shkaktonte efektin domino.

Në Pinetina vazhdojnë të kryqësojnë gishtat për Destron, që tek Interi do të mund të gjente hapësirat e nevojshme që i kanë munguar te Roma.

Bazat për shkëmbimin mes Destros dhe Handanoviç ekzistojnë, por sigurisht gjithcka do të varet nga ajo që do të ndodhë me Destron te Roma deri në muajin qershor. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2015, ora 12:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori