Përgjaket Beogradi, përleshje mes tifozëve të Crvena Zvezdës dhe të Partizanit (FOTO LAJM)

NJë përleshje e dhunshme ka ndodhur në kryeqytetin serb Beograd mes tifozëve të Crvena Zvezdës dhe atyre të Partizanit.

Gjithçka ka ndodhur pas ndeshjes së tretë gjysmëfinale të play-offit në basketboll, ku Partizani luajti kundër FMP.

Por sa duket "rivalët e përjetshëm" të Crvena-s nuk iu janë ndarë tifozëve të Partizanit të Beogradit.

Mediat serbe raportojnë se përleshja ka qenë e madhe dhe se ka patur edhe të plagosur mes tifozëve.

Mes të plagosurve mësohet se ka patur edhe fëmijë dhe prindër të cilët kishin shkuar për të parë ndeshjen dhe papritur ranë pre e huliganëve.

Policia serbe ka arrestuar disa prej tifozëve të të dyja skuadrave. /Albeu.com/
Shtuar më 01/06/2016, ora 23:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori