Sulmuesi i Interit, Ivan Perisiç dha një intervistë për “FourFourTëo”, ku foli për refuzimin që i bëri
Manchester Unitedit në verën e 2017-ës, por një fjali e thënë në fund, ka bërë që të “tremben”
tifozët zikaltër.
“Refuzova
Manchester Unitedin për të mbetur te Interi dhe mund të them me bindje se Luciano Spalletti ishte arsyeja kryesore që qëndrova pjesë e zikaltërve. Largimi në një tjetër kampionat? Shpresoj që
tifozët e Interit të kuptojnë këndvështrimin tim”, deklaroi Perisiç.
Kaq mjaftoi që mediat të nxjerrin menjëherë emrat e skuadrave që janë
pretendente për të marrë shërbimet e anësorit kroat, që luan në nivele të larta prej të paktën 3 sezonesh me fanellën
zikaltër. /albeu.com/
Shtuar më 30/11/2018,
ora 17:44