Përkeqësohet situata te Barcelona, Umtiti thyen karantinën dhe nuk paraqitet për testet PCR
Samuel Umtiti ishte një mungesë e papritur në testimet e PCR në terrenin e stërvitjes në Barcelonë të dielën.

Francezi nuk u paraqit me pjesën tjetër të shokëve të tij të ekipit përpara fillimit të para-sezonit të hënën.

Sipas COPE, mbrojtësi shpjegoi se ai ishte në karantinë në shtëpi. Umtiti doli pozitiv për koronavirus në 14 korrik.

COPE gjithashtu ka raportuar, përmes dëshmitarëve të ndryshëm, se Umtiti mbërriti në Barcelonë të dielën pasdite në një avion privat, dhe më pas theu rregullat e karantinimit.

Sido që të jetë, nuk është një situatë e mirë për qendërmbrojtësin, i cili pritej t ishte nj arm e fort pr mbrojtjen e Barcelonn e ktij sezoni.
Shtuar më 31/08/2020, ora 09:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori