"Perla e zezë" mbron Neymarin për largimin nga Barça: Tregoju sa vlen
Pëlqej
Legjenda braziliane Pele ka përgëzuar bashkombasin Neymar për guximin e treguar dukeu larguar nga Barcelona. Ai tha se largimi nga Barcelona i Neymarit, është vendimi mëi mirë që ai ka marrë në karrierë pasi pas shumë kohësh ai do ti tregojë botës se çështë i aftë të bëjë me ekipin e tij.

“Lojtari më i mirë aktualisht në Brazil është Neymar dhe unë mendoj se transferimi i tij është gjë shumë e mirë, sepse ka pasur shumë konkurrencë me Messin te Barcelona” tha "perla e zezë"

“Mendoj se është një mundësi e mirë për të dhe ai kishte nevojë ta bënte atë lëvizje, sepse tani mund të luajë vërtet dhe të tregojë se çfarë është në gjendje të bëjë. Por, njëherësh është shumë e rrezikshme kur e ke një përgjegjësi të tillë”, ka deklaruar Pele për Marca./albeu.com/
Shtuar më 04/09/2017, ora 16:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori