Përleshen fansat e Gjermanisë dhe Ukrainës
Dje u fol gjatë për dhunën përgjakshme mes huliganëve rusë dhe fansave të Anglisë, mirëpo një dhunë e re ka shpërthyer në rrugët e Lille, Francë.

Kësaj herë, mbështetësit e Ukrainës dhe Gjermanisë janë përfshirë në një përleshje në rrugët e Francës.

Në fotografitë e publikuara në Twitter, shihet përleshja e fansave të Ukrainës me ata të Gjermanisë dhe karriget duke fluturuar në ajër.

Gjermania dhe Ukraina do të përballen sonte në ora 21:00, në lojën e tyre të parë në këtë kampionat./Albeu.com/
Shtuar më 12/06/2016, ora 19:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori