Përleshje në ndeshjen ndaj Partizanit, policia gjobit tifozët e Skënderbeut (FOTO LAJM)

Si të mos mjaftonte gjoba me 1 milion lekë e klubit të Skënderbeut nga Komisioni i Disiplinës, tani do të dënohen edhe tifozët korçarë.

Këta të fundit jo nga Komisioni i Disiplinës, por nga policia e qytetit të Korçës. Tifozët do të gjobiten, pasi kanë hipur në rrethimin e stadiumit kur është shënuar gol në ndeshjen ndaj Partizanit.

Kujtojmë që në stadiumin e Korçës u përdorën për herë të parë kamerat për ta bërë më të lehtë evidentimin e ndonjë problemi të mundshëm, dhe dënimin individual të tifozëve dhe jo kolektiv.

Kjo gjë ka dhënë frytet e veta, pasi në ndeshjen me Partizanin është evidentuar një tifoz dhe është marrë masa nga policia e Korçës, që ai të gjobitet me 10.000 lekë. /albeu.com/
Shtuar më 06/03/2018, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori