Përllogaritjet/ Ja me sa pikë e kalojmë grupin në "Euro 2016"(FOTO)

Perllogaritja e Omar Çaudurit
Ekspertët ndërkombëtarë të statistikave, kanë zbuluar se një skuadër ka shanse të kalojë fazën në grupeEuro 2016 edhe pa shënuar ndonjë gol. Një lajm shumë i mirë për Shqipërinë që ka probleme në fazën ofensive në krahasim me përfaqësueset e tjera.

Omar Çauduri, një bloger i njohur për studimet statistikore, ka përllogaritur nëpërmjet programeve kompjuterike përqindjen e mundësisë se kualifikimit si e treta më e mirë në grup dhe rezulton se me 3 pikë, të siguruara pas tre barazimeve 0-0, një skuadër ka 87% mundësi që të kalojë mes 16 më të mirëve, probabilitet i cili vlerësohet si shumë i lartë në gjuhën e matematikës.

Kuptohet që e njëjta përqindje është për çdo lloj barazimi me gola, për sa kohë që ekipi merr nga një pikë në secilën ndeshje, shkruan ‘Panorama Sport’.

Me 4 pikë, ndonëse me një golavarazh negativ, mundësia e kalimit të grupit është minimalisht 92 për qind, duke arritur 100% nëse golavarazhi i përgjithshëm pas tre ndeshjeve është 0 apo pozitiv.

Ndaj “parkimi i autobusit” nuk do të jetë një ide e keqe për kuqezinjtë, të cilët nëse ia dalin mbanë të ruajnë të paprekur rrjetën e Berishës në fazën në grupe, i kanë të gjitha shanset të shtyjnë qëndrimin e tyre në Francë përtej 19 qershorit.
Shtuar më 08/06/2016, ora 12:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori