Monaco ka fituar me rezultatin 3-2 kundër
kampionëve të PSG në një ndeshje krejtësisht të çmendur.
Skuadra e Principatës po humbiste me rezultatin 0-2 në
pjesën e parë, por kthyen sfidën në
pjesën e dytë në 3-2.
Ndeshja nisi mjaft mirë për kampionët që pavarësisht mungesave arritën të mbyllin 45 minutat e para me fitoren 2-0. Mbappe realizoi fillimisht në minutën e 26′ pas një pasimi perfekt të Di Marias për 1-0. Dhjetë minuta më vonë, sulmuesi kryesor i
kampionëve shënoi nga pika e penalltisë për 2-0. Rezultat që mbylli
pjesën e parë.
Ndryshoi gjithçka në
pjesën e dytë, pasi vendasit shpartalluan mbrojtjen e
kampionëve. Reparti më problematik i PSG i dha dy herë mundësi Kevin Holland të barazonte shifrat. Futbollisti mposhti fillimisht Navasin në të 52′ dhe 66′ për 2-2.
Goli i fitores u shënua nga Cesc Fabregas. Mesfushoir realizoi nga pika e bardhë e penalltisë pas ndërhyrjes së gabuar të Diallos. Mbrojtësi la ekipin e tij me 10 lojtarë, pasi doli me të kuq.
Monaco mori 3 pikët pas fitores 3-2 ndaj PSG. Ekipi i Principatës ngjitet në vendin e dytë me 20 pikë, 4 më pak se PSG.
Shtuar më 20/11/2020,
ora 23:21