Përmbytjet në Venezia, ylli i italisë mbështet banorët
Menjëherë pas ndeshjes me Bosnjën një delegacion i Kombëtares Italiane ka udhëtuar drejt Venezias, për t’u solidarizuar me banorët e qytetit pas përmbytjeve të ndodhura së fundmi.

Delegacioni ishte i përbërë nga portieri Gianluigi Donnarumma, presidenti i Federatës së Futbollit Grabiele Gravina dhe Gianluca Vialli.

Treshja e pa të vizitonte disa nga dyqanet e prekura nga përmbytjet, duke i dhënë kështu sadopak mbështetje banorëve të prekur nga përmbytjet.


"Venezia do ta kalojë këtë moment. Ajo do të çohet sërish si një sportist kur pëson një dëmtim të rëndë", tha Gianluca Vialli.

Ndërsa Donnarumma u shpreh: "I qëndrojmë pranë qytetit të Venezias në këto momente të vështira".
Shtuar më 16/11/2019, ora 16:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori