Përmbytjet rrezikojnë ndeshjen Genoa-Inter
Koha e keqe mund të rrezikojë zhvillimin e ndeshjes Genoa-Inter këtë fundjavë. Është e paimagjinueshme ajo që po ndodh në Liguria dhe veçanërisht në Xhenoa.

Zona përreth stadiumit "Ferraris" është në emergjencë të plotë për shkak përmbytjeje dhe takimi i së dielës mes dy skuadrave mund të mps zhvillohet.

Parashikimet meteorologjike flasin për një përkeqësim të situaatës në 60 orët e ardhshme dhe forcat e rendit e kanë të pamundur të sigurojnë tifozët në zonat ku ka rrezik. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2011, ora 13:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori