Përplasja mes Starovës dhe Trashit, klubi merr vendimin e duhur për të dy
Pëlqej
Përplasja e trajnerit Sulejman Starova me mesfushorin Lorenc Trashi gjatë miqësores të zhvilluar në Antalia ndaj gjermanëve të Berliner, nuk ka kaluar pa pasoja.

Mësohet se në një takim në një nga lokalet e kryeqytetit në Tiranë mes drejtorit Olsi Rama dhe trajnerit Sulejman Starova është marrë vendimi që të dy protagonistët të ndëshkohen me gjobë, ndërsa Trashi, do të transferohet për disa kohë te Partizani B.

Lojtari është gjobitur edhe pse ka folur për mediat pa lejën e klubit. Shuma e gjobës nuk është mësuar ende, por bëhet fjalë për një shifër të konsiderueshme. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2018, ora 23:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori