"Përplasja Messi-Enrique? Çështje e mbyllur"
Mbrojtësi i Barcelonës, Jeremy Mathieu, zbuloi diën e djeshme se Lionel Messi dhe Luis Enqirue ishin përplasur me njëri-tjetrin në një prej stërvitjeve të skuadrës në fillim të janarit.

Sot ka ardhur edhe reagimi i Xavi Hernandez, i cili është munduar të mbyllë çështjen, që prej javësh komentohet në shtypin sportiv.

"Ato janë situata që ndodhin në një ambjent njerëzor gjatë gjithë sezonit. Kjo temë është e mbyllur", ka thënë Xavi në një konferencë për shtyp.

"Ne të gjithë jemi një dhe të motivuar. Jemi shumë afër njëri-tjetrit dhe kemi një atmosferë fantastike dhe kështun do ecim më tej. Fjalët e Mathieus nuk do të ndikojnë në asgjë", ka shtuar mesfushori i Barcelonës. /albeu.com/
Shtuar më 30/01/2015, ora 15:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori