Përplasje etnike në ndeshjen e futbollit
Një tjetër incident ka ndodhur në stadiumin "Maqedonia" në Shkup në ndeshjen e futbollit midis ekipeve "KF Makedonija Gjorçe Petrov" dhe "KF Milano" nga Kumanova, raporton Agjensia e Lajmeve INA.

Sipas policisë, personat G.A (16) nga fshati Rramanli i Kumanovës si dhe V.D (17) nga fshati Vollkov i Shkupit janë përleshur fizikisht pas një zënke verbale. Ata kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Policia ka ngritur kallëzime penale për dy personat, që ishin përleshur. Bëhet e ditur se incidenti është pjesë e incidenteve të fundit ndëretnike që po ndodhin në Maqdoni midis të rinjve shqiptarë dhe maqedonas. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2012, ora 19:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori