Perros Guirec, qyteza e veshur kuqezi
Është veshur kuqezi, qyteza e Perros Guirec në Francë. Gjëja e parë që të bie në sy, sapo hyn në qytet janë flamujt e Shqipërisë. Në të gjithë qendrën e tij, dyqane, zyra, etj janë vendosur në vitrina flamuj kuqezi dhe simbole të tjera të vendit tonë.
Po kështu edhe në sheshin përpara bashkisë, krahas flamurit francez dhe atij të Bashkimi Europian, është vendosur edhe flamuri ynë kombëtar.

Banorët e kësaj qyteze, që tashmë ka marrë emër në të gjithë Europën, për shkak se këtu është akomoduar kombëtarja shqiptare e futbollit, tregohen shumë kuriozë dhe dashamirës, teksa shikojnë të kalojë autobuzi, apo qoftë edhe një anëtar i delegacionit veshur me devizën e ekipit.

Akomodimi i Shqipërisë në Perros Guirec, është padyshim ngjarja më e rëndësishme për këtë qytezë të vogël, e cila ndjehet krenare për këtë fakt, raporton zyra për shtyp e FSHF-së.

Me dhjetra gazetarë të akredituar, nga media të rëndësishme ndërkombëtare, kanë shkruar reportazhe, kanë intervistuar kryetarin e Bashkisë, dhe tashmë Perros Guirec është një qytezë e përfshirë në hartën mediatike të kontinentit dhe më gjerë.
Shtuar më 07/06/2016, ora 13:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori