Përsëritet rasti Karius në Turqi, këtë herë janë dy ish-lojtarët e Seria A që nuk paguhen

Nuk po ia kalojnë aspak mirë Alessio Cerci dhe Thomas Heurtaux, dy njohje të vjetra të Serisë A që kanë emigruar në Turqi në kërkim të fatit me fanellën e Ankarugucu.

Italiani, ish-sulmues i Milan-it, dhe francezi, ish-mesfushor i Udinese-s, nuk paguhen prej shtatë muajsh dhe kanë përfunduar jashtë skuadrës. Pas një pritje të bujshme, duket se për dy futbollistët ka filluar një makth i vërtetë.

Cerci ka vendosur ta denoncojë klubin turk te FIFA për të gjetur një zgjidhje. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2019, ora 18:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori