Përshëndetja e hidhur e Gerrard pas lajmit të lamtumirës (FOTO LAJM)

Gerrard duke dalë nga qëndra stërvitore
Steven Gerrard konfirmoi zyrtarisht se do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit. Ish kapiteni i Kombëtares angleze ka një kontratë që i skadon në fund të sezonit dhe nuk e pranoi ofertën e klubit për të rinovuar.

34-vjeçari ka qënë si gjithmonë, edhe sot, i pranishëm në stërvitjen e skuadrës, por kur ka dalë prej qëndrës stërvitore është parë shumë i mërzitur.

Gerrard përflitet se do të vazhdojë karrierën e tij në SHBA, aty ku interesohen LA Galaxy dhe New York Red Bulls. /albeu.com/
Shtuar më 02/01/2015, ora 14:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori