Përshëndetja mallëngjyese e Milik: Kam qarë nga gëzimi për ty, nuk do të harroj kurrë (VIDEO)
Ka nisur zyrtarisht aventura e re për Arek Milik, i cili ka dashur të përshëndesë Napoli-n me një video mallëngjyese të postuar në rrjetet sociale pas transferimit te Marseille.

“Kam ardhur te Napoli në verën e 2016-ës, më shumë se 4 vite më parë. Nuk do ta harroj kurrë ndikimin që ka patur qyteti tek unë, Napoli të bën të ndihesh në shtëpi, ashtu siç jam ndier unë gjithmonë”.

“Ka patur momente kur kam qarë: nga dhimbja kur jam dëmtuar, nga trishtimi kur kemi shkuar shumë afër titullit në vitin e dytë, nga gëzimi pas penalltisë së shënuar në finalen e Kupës së Italisë”.

“Gjatë gjithë kohës, edhe gjatë periudhave të vështira, një gjë ka qenë gjithmonë e sigurt: nxehtësia e publikut. Largohem me buzëqeshje sepse e di atë që kam dhënë dhe atë që më ka dhënë qyteti”.
Shtuar më 22/01/2021, ora 21:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori