Peruja ka më shumë shanse se Anglia për të fituar Botërorin
Kompania “Gracenote”, e cila merret me studimin e të dhënave të ekipeve që marrin pjesë në Rusi, ka nxjerrë disa të dhëna interesante, ku parashikohen shanset për ekipet që mund të fitojnë Botërorin.

Gracenote” thotë se është pikërsiht, Peruja, që renditet në vendin e 11-të, me 5% të mundësive për të fituar trofeun, ndërsa Anglia, renditet dy vende më poshtë, me vetëm 4% shanse.

Në krye të klasifikimit gjendet Brazili, me 21%, ndërsa pë pas vijnë me radhë Spanja, Gjermania e Argjentina. Kurioz është fakti se ata mendojnë se ekzistojnë 47% e mundësive që Kupën e Botës ta fitojë një ekip që nuk e ka fituar kurrë, ndërsa skuadra që e kanë marrë trofeun më parë e kanë përqindjen 53% për të marrë një tjetër Kupë të Botës.

Llogaritë e Gracenote bazohet te llogaritja e 1 milionë ndeshjeve të simuluara, te bilanci i ekipeve pjesëmarrëse me njëra-tjetrën dhe te renditja e tyre e FIFA-s. /albeu.com/
Shtuar më 07/06/2018, ora 22:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori