Pesë detaje interesante që ndoshta nuk i dini për Zizu Zidane
Ka shumë pak që mund të thuhet për trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane që në vitet e fundit ka shkëlqyer.

Tekniku francez pas super karrierës si futbollist është duke bërë punë të shkëlqyer edhe në stolin e Realit dhe këtë e ka dëshmuar duke fituar tri herë rresht Ligën e Kampionëve.

Mirëpo, këto janë pesë gjërat që ndoshta nuk i dini për Zidanen:

1.Mesatarja e tij për trofe është në 19 ndeshje

Titulli i La Liga-s 2019-20 nga Zinedine Zidane u arrit për tri sezone e gjysmë, që nënkupton një trofe brenda 19 ndeshjeve.

Gjithashtu ai është i vetmi trajner që ka fituar tri herë radhazi Ligën e Kampionëve.

2.Zidane është trajneri i parë francez në stolin e Realit

Real Madridi ndoshta ka shumë lojtarë francez në skuadër dhe kanë pasur trajnerë në 16 shtete të ndryshme. Por, Zidane është francezi i parë që ulët në stol

3.I ka mbetur vetëm një trofe pa fituar

Zidane ka fituar gati gjithçka në futboll, nga Kupa e Botës dhe Liga e Kampionëve te Topi i Artë dhe shumë trofe. Mirëpo, Kupa e Mbretit mbetet trofeu i vetëm që ende se ka fituar si trajner ose lojtar. Ai arriti që të fitojë këtë trofe në vitin 2014, por atëherë ishte vetëm asistenti i Carlo Ancelottit.

4.Djemtë e tij janë duke ndjekur hapat e tij në futboll

Zidane është babai i katër djemve, të cilët të gjithë kanë karrierë futbollistike. Mesfushori Enzo është duke luajtur për Almeria. Portieri Luca është momentalisht të Rayo Vallecano, derisa Theo dhe Elyaz janë në akademinë e re të "Los Blancos".

5.Është francezi më i famshëm i të gjitha kohërave

Në vitin 2004 nga gazeta franceze, ‘Le Journal du Dimanche’, Zidane u votua si figura më e famshme franceze e të gjitha kohërave. Votat nuk ishin për sport, por edhe për figura publike, mirëpo prapëseprapë Zidane u votua si më i miri.
Shtuar më 02/11/2020, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori