Peshëngrijte, IWF përjashton Shqipërinë
Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes (IWF) pezullon Shqipërinë nga të gjitha aktivitetet. Arsyeja e pezullimit janë 3 rastet e dopingut vetëm gjatë vitit 2012.

IWF ka vendosur për pezullimin e peshëngritjes shqiptare pas dopingut të Qerimajt, Brahjes dhe Hysen Pulakut.

IWF bën të ditur se "Shqipëria është pezulluar që prej 2 gushtit 2012, ndërsa mbledhja e ardhshme e Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes do të mbahet në Sllovaki".

Federata Shqiptare e Peshëngritjes e ka mbajtur të fshehtë vendimin e marrë që më 3 gusht. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2012, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori