Peshimet zyrtare, Tyson Fury 18 kg më i rëndë së Wilder para duelit
Pak orë para duelit të peshës së rëndë mes kampionit të botës në peshën e rëndë Deontay Wilder (mban titullin e kategorisë WBC) dhe britanikut Tyson Fury, dy boksierët kanë kryer peshimet zyrtare. Dhe surpriza nuk kanë munguar.

Dihej që Fury do të ishte më i rëndë, por askush nuk e mendonte se diferenca mes dy boksierëve do të ishte 18kg. Gjatë peshimeve u evitua kontakti fizik mes dy sportistëve.

Wilder peshonte 15stone e 12libres (ose 100kg), ndërsa Fury peshonte 18stone e 4libres (ose 118kg). Ajo që binte në sy ishte se Wilder ishte më i dobët se kurrë (u paraqit në skenë me një maskë në fytyrë), madje kjo ishte pesha e dytë më e lehtë në karrierën e Wilder që kur garon si boksier profesionist.

Çka do të thotë që ai do të lëvizë shumë në ring për të befasuar Fury dhe për ta hedhur atë “KO”. /albeu.com/

Shtuar më 01/12/2018, ora 15:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori