Pështyu kundërshtarin, Douglas Costa kërkon falje
Douglas Costa ka kërkuar falje publikisht tifozëve të Juventusit dhe bashkëlojtarëve të tij, pasi u përjashtua nga loja me karton të kuq për shkak se e goditi me bërryl, kokë dhe e pështyu Federico Di Francescon në fitoren e Juves 2-1 ndaj Sassuolos.

Incidenti u kap në kamera dhe pas konsultimit me VAR, gjyqtari kryesor i takimit e përjashtoi atë nga loja mesfushorin brazilian.

Për këtë, Costa do të dënohet të paktën me tri ndeshje mos lojë, nëse jo më shumë.

“Dua t’u kërkoj falje të gjithë tifozëve të Juventusit për këtë. Po ashtu, u kërkoj falje bashkëlojtarëve, të cilët i kam gjithmonë përkrah, në kohë të mira dhe këqija. Ishte gjë e shëmtuar, jam i vetëdijshëm për këtë dhe ju kërkoj falje të gjithëve”, shkroi Costa në Instagram.
Shtuar më 16/09/2018, ora 20:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori