Pësoi 5 gola në "El Clasico", tifozët e Chelseat masakrojnë Courtois
Portieri belg, Thibaut Courtois bëri një transferim të bujshëm nga skuadra e Chelseat drejt spanjollëve të Real Madridit.

Ndeshjen e djeshme përballë Barcelonës, skuadra “Los Blancos” u shpërfytyrua duke pësuar plot 5 gola duke marrë një leksion nga kundërshtarët e përbetuar të tyre.

Ndërsa në Angli janë ende të mërzitur për mënyrën se si kaloi te madrilenët dhe e kanë masakruar në rrjetet sociale duke e tallur disi.

“U largua nga Chelsea dhe shkoi në Madrid, pëson 5 gola që në “El Classico-n” e parë” – shkruhet në një koment në “Twitter”.

Ndërsa të tjerë e kanë cilësuar si një “Jetë gjarpri” jetën e portierit belg.
Shtuar më 29/10/2018, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori