Futbollisti i Ajaksit Abdelhak Nuri është zgjuar nga
koma pas 2 vitesh e 9 muajsh.
22-vjeçari holandez
pësoi infarkt gjatë një ndeshje miqësore në 8 korrik të vitit 2017 kundër Verder Bremenit, ku ra në fushë pas problemeve të mëdha në zemër.
Pas 5 ditësh, ai ra në
koma dhe ditën e sotme ka mundur të zgjohet dhe të lëvizë.
Vëllai i tij dhe mjekët raportojnë se djaloshi ushqehet dhe reagon
nëpërmjet udhëzimeve, por ende nuk mund të flaë dhe komunikon
nëpërmjet lëvizjes së qepallave të syrit.
Nuri
pësoi dëmtime në tru prej arrestit kardiak, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të jetë më tej gjendja e tij shëndetësore.
Shtuar më 26/03/2020,
ora 22:41