Pësuan disfatë 9:0, lojtarët e Southamptonit i dhurojnë pagat për bamirësi
Lojtarët dhe stafi i trajnerëve të Southamptonit do t’i dhurojnë pagat e një dite në shoqatën bamirëse të klubit, pas disfatës së thellë me rezultat 9:0 në ndeshjen e së premtes kundër Leicester Cityt.

Leicesteri e barazoi rekordin në Premierligës për fitoren më të thellë në ndeshjen e së premtes kundër Southamptonit. Disfata e thellë bëri që lojtarët dhe trajnerët e Southamptonit të pajtohen për t’i dhuruar pagat e një dite për bamirësi.

"Lojtarët e ekipit të parë dhe stafi i trajnerëve të Southamptonit do t’i dhurojnë pagat e ditës së premte në shoqatën bamirëse Saints", thuhet në deklaratën e lëshuar nga klubi anglez.

"Skuadra ka qenë në kampin Stapleëood gjatë fundjavës, duke tentuar t’u ndihmojnë tifozëve të klubit. Si hap të parë në këtë drejtim, grupi ka vendosur t’i dhurojë pagat e ditës së ndeshjes kundër Leicesterit për bamirësi në Saints".

Shoqara bamirëse Saints punon me fëmijë, të rinj dhe të rritur në rrezik për jetë në Southampton dhe tenton t’u ndihmojë atyre ta gjejnë potencialin e tyre dhe për t’ua ofruar një të ardhme më të mirë.

Southamptoni do të përballet dy herë brenda gjashtë ditëve të ardhshme me Manchester Cityn, të martën në kuadër të Carabao Cup dhe pastaj në kuadër të Premierligës të shtunën.
Shtuar më 29/10/2019, ora 17:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori